KreuBordo Men

Mohamed Ali: Ndahet nga jeta më i miri!

Legjenda e boksit, Mohamed Ali, është ndarë nga jeta të premten në moshën 74-vjecare në Phoenix (Arizona), bëri të ditur familja e tij nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

“Pas një lufte prej 32 vitesh ndaj sëmundjes së Parkinson, Mohamed Ali ka vdekur në moshen 74 vjecare”, bëri të ditur zëdhënësi i tij, Bob Gunnell.

“Tre herë kampioni i botës në peshat e rënda ka vdekur në mbrëmje”, theksonte njoftimi. Mohamed Ali ka qenë shtruar në spital që nga dita e enjte, pasi kishte probleme me frymëmarrjen.

“Një burim pranë familjes së tij bëri të ditur të premten në mbrëmje se ish-boksieri ishte në një gjendje të rëndë shëndetësore”, sipas informacioneve të shumë mediave amerikane, perfshirë gazeten Los Angeles Times dhe televizionin NBC News.

Ali vuante prej më shumë se 30 vitesh nga sëmundja e Parkinson dhe ishte shtruar në spital dy herë, në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015 për një pneumoni dhe një infeksion urinar.
I quajtur “Cassius Clay”, kampion olimpik në Romë në vitin 1960, e nisi karrierën e tij profesioniste në të njejtin vit, para se të shpallej kampion i botës WBA në vitin 1964, pasi mundi Sonny Liston me KO në raundin e 7-të.

Ai e përfundoi karrierën profesioniste me një humbje me pikë perballë Trevor Berbick, më 11 dhjetor të vitit 1981 në Queen Elizabeth Sports Centre në Nassau.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF