Çantat Lady Dior të modifikuara nga Marc Quinn

Për të festuar lançimin e butikut të ri Dior në New Bond Street në Londër, artisti Marc Quinn ka firmosur një koleksion të limituar çantash Lady Dior dhe aksesore të inspiruara nga arti bashkëkohorë.

Në fakt butiku i ri Dior në rrugën New Bond hapi dyer e tij të premten në zemër të Londrës. Për të festuar këtë “House of Dior”, shtëpia i drejtohet artistit londinez Marc Quinn për të riinterpretuar çantën ikonike Lady Dior, si dhe një seri aksesorësh.

Ai përshtat në këtë koleksion veprat e tij hiperealiste dhe plot ngjyra në pjesët Dior. Lady Dior pajiset me një sy që ka një iris blu në pjesën e parme, ndërsa ky motiv shfaqet në negativ në pjesën e mbrapme. E njëjta teknikë invertimi të ngjyrave përdoret edhe për motivet me lule si petalet e një orkideje që bëhen të bardha ose të zeza sipas krahut që zgjidhni.

Një tjetër punim me lule është “Fossil Record”, kjo metodë e artistit konsiston në një motiv me lule stampuar mbi lëkurën e argjendtë të çantës. Këto artikuj të vogla lëkure të Dior kanë të drejtën gjithashtu për një kombinim artistik. Mes kuletave dhe portofolëve me ngjyra magjepsëse, njëri prej tyre të shtang, struktura prej druri e një pikture bëhet një motiv mode.

Marc Quinn përpiqet të arrijë me punimin e tij njeriun dhe marrëdhënien e tij me natyrën, duke krijuar kështu vepra të ngjyrosura me nuanca haluçinogjene. Këtë koleksion mund të gjeni që sot në edicion të limituar në butikun londinez Dior në rrugën New Bond.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *