KreuStil Jetese

Imunoterapia: Kura ndaj kancereve të vështira

Rezultatet inkurajuese të shumë testeve klinike të publikuara sot konfirmuan potencialin premtues të imunoterapisë kundër kancereve të vështirë për t’u trajtuar, si ai i fshikëzës apo mushkërive, një sukses që revolucionon kancerologjinë.

Një test i fundit klinik tregoi se antitrupat “Tecentric” të “Genetech”-it, filial i laboratorit zviceran të “Roche”, mundësoi reduktimin e tumoreve të përparuar të fshikëzës në një të katërtën e 119 pacientëve ku mbijetesa mesatare tejkaloi 15 muajt kundrejt nëntë muaj që është normalisht me kimioterapi, theksuan studiuesit duke prezantuar rezultatet në konferencën vjetore të Shoqatës Amerikanëve të Okologjisë Klinike (ASCO), kongresi më i madh botëror mbi kancerin, që ishte mbledhur këtë fund javë në Çikago.

Antitrupat “Tecentriq”, që neutralizojnë proteinën PD-1 dhe i mundëson sistemit imunitar të sulmojë qelizat kancerogjene, ishin efikas në pacientë që vuanin nga tumore të përparuara të fshikëzës që janë shumë të dobët për një kimioterapi.

“Deri në 50% e të sëmurëve me një kancer të avancuar të fshikëzës nuk kanë trajtime deri tani për të zgjatur jetën e tyre”, shpjegon Dr. Arjun Vasant Balar, profesor i mjekësisë në Universitetin e Nju Jorkut që zhvilloi këtë studim.

“Ne jemi të inkurajuar të shohim se kjo imunoterapi mund të ndihmojë për t’iu përgjigjur nevojave të mëdha mjekësire”, shtoi ai.

FDA-ja (Agjencia Amerikane e Medikamenteve), ka autorizuar kohët e fundit tregtimin e “Tecentric” sipas një procedure të përshpejtuar, në bazë të rezultateve paraprake të këtij testi klinik.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF