KreuCelebrity

‘Shkëndija’ mes Tunës dhe Ledri Vulës: Çfarë ka ndodhur mes dy këngëtarëve?

Ledri Vula dhe Altuna Sejdiu dikur kanë qenë shumë miq, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë tani. Të paktën kështu duket nga një koment që Tuna ka bërë në rrjetet sociale. Ajo ka postuar një video ku në sfond dëgjohet një këngë e Ledrit e titulluar “SRMN”. Më pas ajo publikon një video ku tallet me këngën.  “O Zot! Repertori i menaxherit tem në kerr është tepër palidhje” dëgjohet duke thënë këngëtarja bashkë me një prej shoqeve. Pas pak sekondash, ajo poston një tjetër video ku bën me dije ‘vendimin’ që një person të caktuar ta marrë si ‘kameraman, regjisor, drejtor fotografie’ për klipet e saj. Duke ditur se Ledri është me profesion regjisor që i realizon me idetë e tij klipet ky ton përbuzës i Tunës lë të kuptohet se ndoshta i dedikohet reperit. Çfarë të ketë ndodhur vallë mes tyre?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF