KreuCelebrity

Zayn dhe Gigi gënjyen për ndarjen e tyre?

Lajmi për ndarjen e tyre ishte në fokusin e mediave rozë javën e kaluar. Por çifti vazhdon të jetë sërish bashkë, raportojnë burimet pranë Zayn Malik dhe Gigi Hadid.
“Të gjitha lajmet për ndarjen e tyre janë totalisht të rreme. Ato vazhdojnë të shoqërohen bashkë dhe të vizitojnë familjet e njëri-tjetrit”, shkruan Daily Mail.
Të premten modelja postoi në Snapchat-in e saj një video duke kënduar këngën e Zayn “Pillowtalk”, ku pjesë e videoklipit të këngës është edhe ajo.
Prestigjozja britanike shkruan se kjo mund të jetë thjesht një zhurmë e madhe, ndërkohë që dyshja vazhdon të jetë bashkë. Megjithëse në botën e Hollywood-it asnjëherë nuk i dihet!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF