Vogëlushi 10 muajsh, një kopje identike e Princ George

Ai ka flokë bjond, sy të mëdhenj kafe dhe kostumin blu. Nuk e kemi fjalën për Princin George, 2 vjeç, por për vogëlushin 10 muajsh, Alfie Simmons Ronco nga Surrey. Nëna e tij, Fabiana Ronco tregon se ajo nisi të vërejë ngjashmërinë midis djalit të saj dhe princit, kur njerëzit në rrugë i afroheshin dhe theksonin ngjashmërinë e madhe që egziston midis dy vogëlushëve.
“Zonjat e moshuara në supermarket më afroheshin dhe më thonin se ai duket identik si Princ George. Në fillim unë nuk e kuptoja, por teksa ai rritej shihja sesa shumë dukej si George”, ka treguar mamaja e tij në një intervistë.
Ndërkohë që sheh fotot e Alfie dhe George, ato duken të ngjashëm si dy pika uji dhe kjo është mjaft e çuditshme.
“Unë e kam parë në TV kur Kate dhe William po dilnin nga spitali me Princ George. Ato janë një familje që të gjithë kërkojnë ti ngjajnë.”, ka vazhduar rrëfimin e saj Fabiana.
Vogëlushi 10 muajsh Alfie, jo vetëm që ka tipare të ngjashme me 2 vjeçarin George, por të dy djemtë kanë garderobë të ngjashme, shkruan Daily Mail.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *