KreuFashion

Çifti më i shkurtër në botë: Dashuria nuk matet nga madhësia

Çifti më i shkurtër në botë na dëshmon se madhësia nuk ka rëndësi kur bëhet fjalë për dashuri.
Paulo Gabriel da Silva Barros dhe Katycia Hoshino nga Brazili janë momentalisht çifti më i shkurtër në botë, respektivisht 34.8 inch (88 cm) dhe 35.2 cm (89 cm). Dyshja shpreson të futen në librin e Rekorderve Gines.
Paulo dhe Katycia u njohën me njëri-tjetrin nga një faqje në rrjetet sociale dhe që atëherë nisi historia e tyre.
Paulo, 30 vjeç, i cili vuan nga një çrregullim i rrallë gjenetik tha se për të kjo ishte dashuri me shikim të parë.
Por ndërkohë që Paulo u dashuarua me shikim të parë, e njëjta gjë nuk ka ndodhur për Katycia, 26 vjeç, e cila tha se ai iu duk i mërzitshëm kur e kishte takuar për herë të parë. Ato shprehen se janë shumë të lumtur karshi njëri-tjetrit dhe se madhësia nuk i ka penguar aspak në jetën e tyre të përditshme duke jetuar normalisht. Eh, dashuria!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF