KreuStil Jetese

Mini inspirohet nga motorët për modelin Clubman All4 Scrambler

Asnjëherë një emërtim nuk ka qenë kaq i përshtatshëm: nga fjala angleze “to scramble” që nënkupton të përziesh dhe nga e cila rrjedhe edhe emërtimi i modeleve të motorave scrambler (të përshtatshëm për terrene të ndryshme). Tani lind edhe një koncept që derivon nga vetura Mini Clubman dhe e pagëzuar, në nder të motorit BMW R nineT Scrambler, me emrin All4 Scrambler.

Sigla All4 tregon se kjo Mini e veçantë është me të katërta rrotat të lëvizshme për të garantuar një kontroll maksimal në të gjitha kushtet, nga ana tjetër shpirti sportiv i markës është në gjendje të përputhë personalizimet me veçantinë, tipike e markës britanike.

“Mini Clubman All4 Scrambler” është studiuar mbi dizajnin e jashtëm dhe të brendshëm me objektivin për t’i dhënë sa më shumë fokusim funskionit All4 si një stil i vërtetë jete, sinonim i lirisë, origjinalitetit dhe aventurës, element tipik i motorave “all road” si  BMW R nineT.

Këto ditë Mini-n e veçantë e gjeni, për ata që kanë mundësinë dhe fatin, në sallonin e veturave “Parco Valentino 2016”. Kjo është një dallon nga të tjerat për nga lartësia nga toka dhe gomat e mëdha që kanë dhëmbëza njësoj si ato të motorëve që janë një solucion ideal për rrugët e shturar dhe ato me gropa…

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF