KreuCelebrity

Vesi i keq i Ledion Liço

Modetarori Ledion Liço gjatë një interviste të pak ditëve më parë ka rrëfyer një detaj të panjohur të përditshmërisë së tij. I pyetur se çfarë çmendurish bën, ndërkohë që ai është i pirë, Ledioni i është përgjigjur se ngacmon gratë e të tjerëve.
“Zakonisht, kur pi shumë filloj e gjuaj gratë e të tjerëve”, mësohet të ketë thënë moderatori i disa prej emisioneve kryesore në Top-Channel.
Ves i keq ky, duke marrë parasysh që Ledion Liço është i fejuar me Sara Hoxha, një nga trashëgimtaret e medias ku ai punon. Ndoshta ka qenë edhe duke bërë humor, duke qenë se shquhet për batutat e tij.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF