Michelle Williams, Lupita Nyong’o… Yjet e guximshme të Tony Awards 2016‏ 0 129

Ceremonia që vlerëson aktorët dhe aktoret e Broadway, pa të parakalojnë në tapetin e kuq personalitete plot ngjyra dhe që nuk kanë hezituar të veshin fustane që kërkojnë guxim.



Ceremonia e 70-të e Tony Awards, e organizuar këtë mbrëmje në teatrin “Beacon”të Nju Jorkut por në zi nga vrasjet në Orlando, paraqisnin një parakalim plot ngjyra. Me frymëzim nga rainbow flag që është mbajtur gjithë fundjavën në mbështetje të viktimave, veshjet e tapetit të kuq luajtën kartën e ngjyrave. E verdhë pastel, e kuqe glamur, blu mbretërore…

Edhe joshja ishte në menynë e këtij takimi. Mes dekolteve të hapura dhe të çarave të guximshme, protagonistet nuk kishin ftohtë nga shikimet. Michelle Williams shfaqej sublime me një prerje të re të flokëve, të shkurtra. Po ashtu edhe Karolina Kurjova, që është gjithnjë seksi me fustanin e saj.

Në klanin e dekolteve spektakolare, Lucy Liu rivalizon me mamanë e re, Keri Russell dhe Jane Krakowski, asistente e paharueshme e serisë “Ally McBeal”.

Gjitha këto dhe shumë të tjera që do t’i zbuloni në galerinë e fotove, parakalime që shërbyen të ndriçojnë tapetin e kuq shumngjyrësh me murin e tij plot trëndafila të kuq dhe që, sipas një kredoje që i shkon mirë kësaj ceremonie që i dedikohet artit teatral të kujton shprehjen “The show must go on”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *