Taylor Swift, Ben Affleck, Charlize Theron… Cilat janë yjet ende beqare në ditët e para të verës?

Disa ende nuk e kanë marrë veten nga marrëdhënie shumë të stuhishme ose thjesht disa janë shumë të zënë që të ekuilibrojnë punën me jetën private, ndërsa disa të tjerë e gjejnë të vështirë të shohin veten e tyre të bllokuar me vetëm një person. Gjitha këtyre shtojini edhe faktin se në botën e Hollywood, historite e dashurisë zgjasin rrallë herë më shumë se sa një serial i dorës së dytë, shumë beqarë vazhdojnë të jenë beqarë në 2016. Por cilët janë?

Mes yjeve beqar ende në “treg” para se të vijë vera gjejmë princin Harry. Nëse zhurmat flasin për marrëdhënie me Pippa Middleton, Emma Watson dhe më e freskëta është me këngëtaren Ellie Goulding, vëllai i vogël i princit William nuk duket se e ka gjetur diamantin e tij.

Në klanin e më të mirëve ende beqar gjejmë gjithashtu Ben Affleck, i cili pas dhjetë vitesh martesë me Jennifer Garner, ende nuk ka gjetur krahë ku të ngushullohet. Një sfidë e vështirë, pasi aktori ka qëndruar në marrëdhënie shumë (tepër?) të mira me ish-shoqen, me të cilën vazhdon të bashkjetojë, zyrtarisht thuhet për të mirën e fëmijëve.

Po në pjesën e femrave? Aktorja më e suksesshme dhe seksi Jennifer Lawrence, por edhe Olivia Culpo, Miss Univers 2016, e cila u nda me Tim Tebow lojtar në futbollin amerikan, sepse ajo dëshiron të qëndrojë e virgjër deri ditën e martesës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *