KreuStil Jetese

Si të zgjidhni gurin e çmuar sipas muajit

Zjarrërat e smeraldit në maj, e kuqa fatale e një rubini për muajin korrik apo safiri në shtator… Gurë të çmuar që shkëlqejnë kalendarin, me cilësi të kalibruara për të reflektuar aspektet e shumta të karaktereve të ndryshme, ja se çfarë gurësh të përdorni në muajt e ndryshëm të vitit.

Janar: Një tsavorit i flamijes së granetëve

Unazë Acte V – The Exape i Louis Vuitton Joaillerie prej floriri gri, një granet tsavorit prej 1,76 karatë, dhe diamante të bardhë prej 1,16 karatë.

Shkurti: Ametist

Unazë Tiffany Sparklers prej argjendi dhe me ametist

Mars: Akuamarinë

Unazë Cocktail Buccellati prej floriri të verdhë, të mbushur me 48 dimante të verdhë dhe 112 të bardhë dhe një akuamarinë prej 22,6 karatë.

Prill: Diamant

Unazë “Ronde de Nuit” e Chaumet prej platini, mbushur me diamante prerje dardhë prej 3,4 karatë, 141 diamante të shkëlqyeshëm dhe 31 diamante të rrumbullakët.

Maj: Smerald

Unazë Steps e Alexandre Reza prej platini, 30 diamante të rrumbullakët dhe një smerald nga Kolumbia prej 8,77 karatë

Qershor: Perla

Manshetë SIgnature me Perla e Chanel Joaillerie prej florir të bardhë, 1 191 diamante dhe 308 perla të kultivuara në Japoni.

Korrik: Rubini

Unazë Rubis Incredibles i Harry Winston prej platini dhe floriri të verdhë, me 26 diamante prerje dardhë dhe të shkëlqyeshëm (3,99 karatë), dy rubin prerje ovale (2,71 karatë).

Gusht: Peridot

Unazë Granville de Dior Joaillerie prej floriri të verdhë, diamante, peridot, safir rozë dhe të verdhë, turmalinë të tipit paraiba dhe granet mandarin.

Shtetor: Safir

Byzylyk Etourdissant i Cartier prej platini dhe diamantesh, mbushur me safirë Romanov prej 197,80 karatë.

Tetor: Turmalinë

Vathë Red Carpet të Chopard prej floriri të bardhë, mbushur me diamante dhe me dy turmalina paraiba prerje dardhë.

Nëntor: Citrinë (ndryshe quhet guri i suksesit)

Vathë Folies De Grisogono prej floriri rozë, me citrinë, safir të verdhë dhe portokall.

Dhjetor: Tanzanit

Unazë Aigle e Jodhpur de Boucheron prej floriri të bardhë, me diamante, dy safirë dhe një tanzanit prej 21,39 karate.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF