KreuStil Jetese

Fantashkenca bëhet realitet: Ushtritë gjithnjë e më shumë të robotizuara

Drona për spiunazh, predha inteligjente, robotë logjistike, fusha e betejës po elektronizohet me shpejtësi marramendëse, luftëtarë dhe blinde që operojnë të lidhur gjithnjë e më shumë në rrjet.

Këto teknologji të reja, që ndryshojnë krejtësisht artin e luftës, janë në zemër të sallonit ndërkombëtar të sigurisë dhe mbrojtjtes “Eurosatory”, i organizuar në Villepinte, pranë Parisit.

Star i sallonit është nano, mikro apo mini droni që ofron një gamë të gjerë asistencash në terren me një obsesion të vetëm, të reduktohet në maksimum rreziku fatal për luftëtarët.

Ushtritë kanë në dispozicion prej disa dekadash dronë taktikë, një lloj avioni pa pilot që i dedikohet mbledhjes së infomracioneve ushtarake madje disa si US Air Force kanë edhe dronë luftues.

Por të gjitha ushtritë po përpiqen të pajisen me “shokë” të vegjël, më të lehtë dhe të manovrueshëm, që të ndihmojnë ushtarët të operojnë në mjedisin ku ndodhen.

I zvogëluar në ekstrem, nanodroni norvegjez “Black Hornet”, ngjan si një pilivesë e madhe me një peshë që mezi arrin 18 gram dhe mund të mbahet në pëllëmbë të dorës.

Por një tjetër element i teknologjisë do të jetë edhe lidhja në rrjet e mjeteve dhe ushtarëve në terren, si për shembull sistemi “Scorpion” që Franca synon ta përdorë për ushtrinë e saj. Kur një blind detektohet, lëshohet një sinjal i menjëhershëm orientimi tek gjithë ushtria në terren se ku ndodhet armiku, por edhe do të sugjerojë taktika mbrojtëse ose sulmuese sipas situatës, madje edhe cila është trajektorja që duhet kalibruar goditja.

Prej shumë kohësh sinonim të fantashkencës, robotët po gjejnë gjithashtu gjithnjë e më shumë përdorim në fushën ushtarake.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF