KreuCelebrity

Krimineli “më seksi” publikon fotot e para si model

Për Jeremy Meeks është folur jashtëzakonisht shumë në rrjet. Pasi fotot e tij u shpërndanë online ai u cilësua si i burgosuri më seksi në botë. Por burgu për të ka përfunduar dhe ai ka nisur jetën normalisht, por me një ndryshim të madh pasi i kanë ardhur oferta të shumta pune. Ai është kontraktuar nga një agjenci modelingu për të cilën ka pozuar. Fotot e para kanë nisur të qarkullojnë në rrjet dhe ai nuk ka zhgënjyer aspak pritshmëritë. Jeremy ka firmosur me agjencinë e modelingut “White Cross” dhe pritet që së shpejti të fillojë edhe një reality show.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF