KreuStil Jetese

Shuhet endrra për flamurin kuqezi, por gjithsesi tifozët dhurojnë spektakël në Marsejë!

Tifozët shqiptarë ishin përgatitur për një manifestim madhështor mbrëmjen e sotme në sfidën përballë Francës, por një detaj u ka prishur festën atyre. UEFA ka lajmëruar se flamuri gjigand nuk mund të shpaloset pasi FSHF nuk ka lajmëruar për diçka të tillë. Flamuri kishte përmara gjigande, 105 metra i gjatë dhe 70 metra i gjerë, sa një fushë futbolli. Por tifozët kuqezi nuk janë dekurajuar duke dhuruar një shfaqje të vërtetë në plazhin e Marsejë. Ata kanë shpalosur flamurin në plazhin e Marsejë mes entuziazmit dhe vëmendjes së madhe të mediave ndërkombëtare, që e kanë cilësuar si shembullore tifozerinë shqiptare.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF