KreuBordo Men

Ryan Reynolds, ambasadori i ri i orave Piaget

Pas një fillimi karriere me shumë vështirësi në botën e modelingut, Ryan Reynolds zgjodhi menjëherë rrugën e kinemasë. Pasi ka treguar një sens humori të fotë në filmat që ka luajtur sidomos në atë më të fundit Deadpool, aktori kanadez  sot rikthehet në botën e modës dhe të luksit duke u bërë ambasadori i ri i markës zvicerane të orave Piaget.

Në fakt komediani është integruar shumë mirë në universin Marvel me X-Men Origins: Wolverine (2009) dhe Green Lantern (2011) si dhe me komeditë romantike The Proposal (2009) me aktoren Sandra Bullock dhe The Change-Up (2011).

Në fakt Ryan adhuronte orat zvicerane që prej fëmijërisë: “Nuk do të kisha mundur të gjeja dot një markë më emblematike që jep shembullin më të mirë të aftësisë, elegancës dhe kreativitetit. Punoj në një ambient ku gjërat mund të jenë shumë jetshkurtër. Atëherë kur përballem me diçak pa kohë, është thelbësore. Dhe kjo është një nga shumë cilësitë që vlerësoj të Piaget”.

Me zgjedhjen e kësaj muze  të re veçanërisht kinematografike në linjën e Jessica Alba dhe Jessica Chastain, marka e orave vazhdon pasionin e vjetër për kinemanë. Në shkurt 2017, ajo jep mbështetjen e saj për Film Independent Spirit Awards, duke qenë sponsor kryesor për vitin e dhjetë rradhazi. Një pasion i bërë për të zgjatur. Nën imazhin e unionit të Ryan Reynoldsdhe të Blake Lively.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF