KreuCelebrity

Çfarë po ndodh me “Zonë e Lirë” të Arian Çanit?!

Arian Çani duket se nuk po gjen karar! Pasi u largua disa javë më parë Romina, ndryshe “Sofia” bjonde, ai mori një modele për ta zëvendësuar atë. Por duket se edhe me Sofinë e re gjërat nuk shkuan edhe aq mirë. Çani është detyruar ta zëvendësojë sërish atë. Mbrëmjen e djeshme në fakt Çani kishte një “Sofi” të re, e cila ishte bjonde porsi Romina, Sofia që ndenji për vite të tëra në krah të Çanit. “Sofia” e fundit mësohet se është balerinë. Nuk dihet arsyeja përse u largua “Sofia 2”, modelja e quajtur Andonia Dobi. Ajo kishte deklaruar pak ditë më parë se gjatë muajve të verës kishte disa projekte mode në Itali, por do të kthehej në vjeshtë në krah të Çanit. Ndoshta Çanit nuk i kanë pëlqyer deklaratat e “Sofisë” së tij dhe ka preferuar të marrë një tjetër Sofi, kësaj radhe bjonde-ashtu siç i preferon ai!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF