KreuCelebrity

Kështu nuk e keni parë kurrë Jozefina Topallin!

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është shfaqur krejt ndryshe këtë fundjavë. Të mësuar ta shohim gjithmonë serioze në Parlament apo intervistat politike që jep, Topalli ka zbuluar kësaj radhe momente nga jeta e saj private. Ajo ka publikuar disa foto ku shihet teksa shijon një fundjavë pushim në Urën e Bunës. E veshur sportive dhe me biçikletë, Topalli shfaqet në një tjetër prizëm. “Me biçikletë nga Ura e Bunës deri në Zogaj, në kufi me Malin E Zi. Kjo rrugë buzë liqenit vazhdon të më magjeps me bukurinë e saj, njëlloj sikur ta shihja për herë të parë”, shkruan Topalli në krah të fotove që ka publikuar në FB.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF