KreuStil Jetese

Dieta mesdhetare na mbron nga diabeti

Dieta me ushqime mesdhetare është konsideruar prej kohësh si një model i ushqyerjes së shëndetshme, që na mbron zemrën.

Kohët e fundit, shkencëtarët kanë arritur të provojnë se “dieta mesdhetare” na mbron edhe nga diabeti i tipit 2.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Harvardit studiuan dietën dhe të dhënat mjekësore të 200 mijë profesionistëve të shëndetit në Amerikë gjatë një periudhe 20-vjeçare.

Në fund të studimit ata dolën në përfundimin se personat që kishin konsumuar më shumë drithëra, fruta, perime, fruta të thata dhe bishtajore dhe më pak mish, ishin 34 për qind më pak të rrezikuar të vuanin nga diabeti i tipit 2.

Ky studim, i publikuar tek revista PLOS One, synon të nxjerrë në pah rëndësinë e ndryshimit midis versioneve “të shëndetshme” dhe “më pak të shëndetshme” të ushqimeve me bazë bimore.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF