KreuCelebrity

Ndryshimi drastik! Si e kanë transformuar operacionet këngëtaren shqiptare

Anjeza Branka është ndër këngëtaret më tërheqëse në skenën muzikore shqiptare, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Siç e ka pranuar dhe vetë në një intervistë, ajo ka bërë disa operacione plastike që i kanë dhuruar pamjen që ka sot. “Unë gëzoj këtë trup falë palestrës intensive që bëj prej vitesh tashmë dhe falë geneve të mira që kam trashëguar. Sa i përket operacioneve, po kam bërë dhe ndjehem shumë rehat me veten time. S’ja kam marrë njeriut lekët borxh për ndërhyrjet. Më thuaj një artist që e ka mundësinë dhe nuk ka bërë ndërhyrje? Asnjë nuk ka”  tha Anjeza Branka në një intervistë për “Bluetooth” pak muaj më parë. Në galerinë e fotove ju sjellim disa foto të Anjezës për të parë ndryshim drastik që ka pësuar ajo ndër vite.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF