KreuFashion

Ja përse duhet të konsumoni ujë me limon

Uji me limon është një pije që ka shumë përfitime shëndetësore për organizmin tonë, sidomos nëse ai shoqërohet me ujë të ngrohtë dhe të konsumohet në mëngjes esëll. Disa nga përfitimet shëndetësore që marrim nga kjo përzjerje janë;
Ofron më shumë energji
Konsumimi i ujit me limon është një mënyrë e mirë për të hidratuar trupin dhe të realizoni oksigjenimin e gjakut.
Ndihmon në Detoksifikim
Uji me limon ndihmon në largimin e lëngjeve të tepërta dhe toksinave nga trupi. Acidi citric ndihmon në maksimizimin e enzimave që stimulojnë mëlçinë.
Për një lëkurë të bukur
Dehidratimi kronik mund të lërë lëkurën të thatë, ndaj filloni ditën tuaj me zgjedhjen e duhur “ujë të ngrohtë me limon”. Vitamina C luan një rol kritik në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme dhe antioksidantët mund të luftojnë faktorët e plakjes.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF