KreuCelebrity

Princ Harry merr propozimin më të bukur për martesë

Nuk është ndonjë surprizë e madhe që Princ Harry të marrë një propozim për martesë, por një të tillë askush nuk e kishte menduar. Një vogëlushe 6 vjeçare i ka kërkuar Princit që të bëhet bashkëshortja e tij.
“Dua të martohem me ty. Unë dua që të jem një princeshë”, është shprehur vogëlushja Lottie.
Princi mori pjesë në një event regbi të komunitetit në Stockport dhe rreth tij u mblodhën shumë fëmijë, mes tyre edhe Lottie.
Princi u përgjigj me shaka: “Ti nuk e dëshiron këtë. Ka një hendek shumë të madh moshe. Ti me siguri duhet të kesh lexuar shumë libra”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF