KreuCelebrity

Ja përse e paditi Soni Malaj Olti Currin

Ka nisur e gjitha për shkak të postimi të opinionistit Olti Curri në facebook-un e tij. Bashkëngjitur një fotoje të këngëtares ai shkruante:
“Nderim Tunës. Këngëtarja Soni Malaj e freskët nga bashkëpunimi me Genën, nderon kolegen e saj Tuna, duke vënë dorën në qendër të trupit të saj, duke prekur “zogun” si ajo bëri ne videon e këngës Felix. Soni dhe Tuna kanë ndarë tavolinën e gjyqtarëve në garën X Factor Albania”.
Mesa duket këngëtarja është ndjerë e ofenduar nga ky postim, duke e paditur kështu opinionistin, i cili dallon për batutat e tij me personazhet e famshëm.
Opinion shkruan se padia është dërguar me datën 17 qershor, ndërsa seanca e parë do të mbahet me 21 korrik.
Pas këtij lajmi, Olti Curri ka shkruar sërish në facebook: Shiko shiko, paskam gjyq me Sonin. Ka ndonjë avokat të ri që ka mbaruar shkollën pa blerë provime që ka qejf të më mbrojë?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF