KreuArt

Tom Hanks rikthehet në rolin e Robert Langdon tek Ferri.

Shfaqet klipi i filmit “Ferri”, me regji të Ron Howard dhe Tom Hanks, që kthehet në rolin e Robert Langdon.

Pas “Kodi i Da Vinçit” dhe “Engjëj dhe djaj”, regjisori dhe autori konsolidojnë raportin me shkrimtarin Dan Brown, duke sjellë në ekranin e madh një thriller të ri të marrë nga libri best seller me të njëjtin titull “Ferri”. Në film interpretojnë edhe Felicity Jones, Omar Sy, Ben Foster.

Pjesa më e madhe e filimit është xhiruar në Itali, mes Firences dhe Venecias dhe do të dalë në sallat e kinemasë në 13 tetor 2016.

Studiuesi i Harvardit, Robert Langdon, rizgjohet në një spital në Firence, viktimë e një amnezie të thelllë, pasi disa njerëz misteriozë tentuan ta vrisnin dhe përpiqen të çojnë deri në fund punën e tyre. Langdon i besohet mjekut Sienna Brooks për të rikuperuar kujtimet e tij dhe të zgjidhë misteret që pështjellohen në mendjen e tij.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF