Shafrani lufton depresionin dhe mbron qelizat e trurit nga dëmtimet e përhershme! 0 205

Një substancë krejtësisht natyrore mund t’i zëvendësojë antidepresivët. Shkencëtarët amerikanë kanë vërtetuar se shafrani mund ta zvogëlojë rrezikun e depresionit dhe t’i lehtësojë simptomat.

Ndikimi i shafranit ne sistemin nervor qendror ka rëndësi të veçantë, për arsye se ndikon në parandalimin e dridhjeve trupore të njohura si sëmundja e Parkinsonit dhe ka ndikim të madh në reduktimin e problemeve të të humburit të memories, e njohur ndryshe si sëmundja e Alzajmerit.

Për shkak të përmbajtjes së të gjitha llojeve të vitaminës B, përgjithësisht të vitamines B6, ai përdoret gjithashtu kur keni probleme me pagjumesinë ose në vend të qetësuesve, pasi është një qetësues natyral shumë i mirë.

Përbërsit aktivë të shafranit mund të largojnë problemet me lugthin (gropa e stomakut), të përmirësojë vështirësitë te personat që janë rezistentë ndaj insulinës. Ai gjithashtu mund të përdoret edhe nga ata që vuajnë nga depresioni, por edhe për të zbutur sindromat premenstruale dhe ankthin.

Shafrani një nga përbërësit kryesorë në menunë Indiane duhet të fillojë të jetë pjesë edhe e guzhinës sonë, sepse përveç vetive që prmendëm më lartë ai mbron gjithashtu qelizat e trurit nga sëmundjet që përfshijnë inflamacionet e qelizave nervore, si skleroza e shumfishtë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *