Stefi Prifti: Top Awards, një show paradë

Si rrallëherë një event muzikor në Shqipëri ka shkaktuar kaq shumë polemika dhe njerëz të ndinjuar. Edhe këngëtari nga Korça, Stefi Prifti ka reaguar me nota të forta ndaj spektaklit “Top Awards”, duke vendosur theksin tek të gjitha çështjet që nuk shkuan mirë.
“Na të birtë e shekullit t’bythve…!
Mbrëmë startoi një shoë televiziv në Top-Channel me shkëlqim të jashtëzakonshëm parade.  Quhet Top music Awards, çmimet më të mira të muzikës! Shumë mirë. Jemi një vend dhe popull që kemi nevojë për lançimin dhe vlerësimin e muzikës tonë! Une isha në shtëpi dhe natyrisht isha i interesuar për të parë këtë show, ashtu si çdo muzikant apo artist në Shqipëri.
Tentova disa herë të degjoj (ok, për të parë kishte gjëra të mira), por nuk mundesha. Shqisa e dëgjimit tek unë, eshtë prioritare, kur bëhet fjalë për muzikë dhe shkatëruese ose emocionuese. Tentoja përsëri e përsëri, por e pamundur. Çfarë të dëgjoja?
Jam dakord se ka disa produksione (këngë) të bukura, por nuk ka këngëtare (me disa përjashtime të vogla, respekt këtu për Alban Skenderajn) dhe ka tekste kaq banale sa, vetë banaliteti nuk do i dëgjonte dot. Fallciteti dhe pordha e madhe në ekstremet e kundërmimit.  Duken sikur të gjithë jetojnë në vila floriri. Ngatërrojnë tregun amerikan me atë shqiptar, pa lidhje. Për më tepër mbizotëron hip-hopi (nuk jam kundër rrymës) dhe bythët e mira. Estetika më pëlqen shumë dhe e vlerësoj të bukurën më shumë se shumica e tyre, por banalitetin dhe abuzivizmin me të vërtetën dhe fallcitetin (shtirjen) i urrej.
Tendenca e këtyre spektakleve gjigande, duhet të jete më shumë në funksion të muzikës shqiptare dhe tabanit të saj. Këngëtarët që nuk janë këngëtarë, duhet të gjobiten nëse nuk këndojne live në performancat e tyre me publik. Jemi i vetmi vend që nuk kemi një ligj të tillë. Une, kur shoh tv dua të qetësohem dhe jo të shqetësohem. Nuk e di, mbase jemi fajtore ne muzikantët, që kemi probleme me veshët. Uroj të bëhen korrigjime në të ardhmen. Ps. Audio ne Tv ishte skandal dhe pa emocion.  Nuk lidhej zëri me duartrokitjen etj. Po them vetëm të verteta! Dikush duhet të flasë”, shkruan Stefi Prifti në facebook-un e tij.
Janë të shumtë artistët që kanë shprehur indinjatën ndaj këtij eventi muzikor, ndërkohë që vetë produksioni dhe stafi nuk ka dal ende në ndonjë deklaratë, pas të gjitha këtyre prononcimeve me nota kritike dhe të ashpra ndaj Top Music Awards.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *