Mercedes-AMG: Erdhi koha e GT R! 0 101

Mercedes-Benz prezanton në “Goodwood Festival of Speed” modelin e ri Mercedes-AMG GT R. Bëhet fjalë për modelin më ekstrem të dyvendëshes AMG GT, që është menduar për të apasionuarit pas pistave të garave dhe klientët më sportivë.

Teknikët kanë ndërhyrë në çdo aspekt, duke e evoluar të gjithë projektin. Ndryshe nga GT S, e reja GT R ka një peshë më të ulët prej 90 kg duke arritur një peshë totale prej 1 554 kg. Ndërsa motori është një version 4 litra biturbo që nga 510 kuaj fqui që është tek GT S ka arritur 585 kuaj fuqi me një forcë tërheqëse prej 700 Nm që menaxhohet nga një dopiofreksion dhe shtatë marshe.

Ndërsa impianti i ri i shkarkimit prej titani ka mundësuar që të ulen 5,9 kg dhe premton një zhurmë shumë përfshirëse. Sipas shtëpisë, gjitha këto modifikime i mundësojnë GT R-së të arrijë 100 km/h për vetëm 3,6 sekonda dhe të arrijë një shpejtësi maksimale prej 318 km/h.

Por Mercedes nuk ka shpallur detaje mbi çmimin dhe numrin e ekzemplarëve të parashikuar për GT R. Por mes pesronalizimeve në dispozicion shfaqet ngjyra e veçantë AMG Green Hell Mango që i dedikohet vetëm këtij versioni…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *