KreuStil Jetese

Si të mbroheni nga rrezet UVA & UVB

Pasqyrimi i rrezeve UVA dhe UVB në det dhe rërë rrit rrezikun ndaj dëmeve që shkaktohen në lëkurën tonë. Ato pasqyrohen në ujë dhe rërë duke u rritur me 25%. E kemi përmendur shpesh që rrezet UV shkaktojnë dëme të thella në shëndetin e njeriut. Të ekspozosh lëkurën nën rrezet e dëmshme të diellit sjell plakje, rudha, njolla, kancer dhe sëmundje të ndryshme të lëkurës. Por kur rrezikohemi më shumë nga ky rrezatim? Sigurisht që gjatë pushimeve, kur kalojmë kohë në pishinë, det dhe rërë.

Rrezet UV reflektohen nga sipërfaqja e ujit tek ne

Rrezet UV konsiderohen si dritë e cila gjendet jashtë spektrit të perceptimit të syrit të njeriut. Ato sillen ashtu si çdo lloj drite tjetër kur përplasen diku. Reflektohen! Ne e dimë që dielli dhe qielli reflektojnë në sipërfaqen e detit. Rëra e detit reflekton dritën e diellit gjithashtu. Kur jemi në plazh rrezet e diellit godasin trupin e njeriut në 360 gradë. Nëse qëndrojmë në hije ne mbrohemi deri diku nga ky rrezik.

Rrezet e gjata të cilat janë ato UVA reflektohen në sipërfaqen e ujit dhe në rërën e verdhë duke u rritur me 25%. Mendoni ç’ndodh po të qëndroni gjithë ditën në ujë dhe rërë pa u mbrojtur.

Fakte mbi rrezatimin e tepruar UVA dhe UVB 

Shumë njerëz mendojnë se të qëndrosh në hije ose të veshësh një bluze, je i mbrojtur nga rrezet UV. Por kjo s’është e vërtetë. Dielli dërgon 2 lloj rrezesh UVA dhe UVB.

UVB-të janë rrezet e shkurtra që shkaktojnë djegie. Të veshësh bluze ose të qëndrosh në hije i pakëson shanset për djegie. Rrezet UVB kanë ndikim vetëm në shtresën e jashtme (sipërfaqësore) të lëkurës që shkaktojnë djegien apo nxirjen e saj.

UVA-të janë rrezet më të gjata, shkaktare të kancerit të lëkurës. Ato reflektojnë në sipërfaqet me shkëlqim si uji dhe rëra. Rrezet UVA dhe UVB depërtojnë retë dhe pjesën më të madhe të materialeve të veshjeve. Ato depërtojnë në shtresat e thella të lëkurës sonë dhe shkaktojnë plakje, rudha dhe sëmundje të lëkure. Kremërat komercialë na mbrojnë vetëm nga rrezet UVB, ato nuk kanë asnjë ndikim dhe asnjë forcë të ndalojnë dëmin e rrezeve UVA.

Si të mbrohemi?

Ekzistojnë veshje të posaçme të cilat bllokojnë dhe ulin rrezikun e rrezeve UVA dhe UVB. Veshje maten dhe zgjidhen me termin ”UPF” (Ultraviolet Protection Factor). Nuk flitet për veshje të përditshme por për veshje të veçanta për tu mbrojtur në ujë.

Më e mira që mund të bëni, është të aplikoni produkte 100% natyrale. Sepse ato janë të vetmet që depërtojnë deri në shtresat e thella të lëkurës, ashtu si rrezet UVA. Duke depërtuar në thellësi ato arrijnë të ndalojnë e pakësojnë dëmet e këtyre rrezeve, ndryshe nga produktet komerciale të cilat mbeten ne sipërfaqe pa pasur asnjë ndikim pozitiv.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF