KreuCelebrity

Arbana Osmani u dorëzohet fansave, fshin foton pas komenteve të shumta negative

Arbana Osmani është detyruar të fshijë një foto nga Instagram pas komenteve të shumta negative nga ndjekësit e saj. Prezantuesja kishte publikuar një foto ku shihej me këngëtarin e mirënjohur Goran Bregoviç. “Shikoni kë takova, vajzë me fat”, shkruante Arbana në Instagram. Por pas disa orësh fotoja nuk gjendet më në faqen e saj në IG. Kjo për shkak të komenteve të shumta negative nga ndjekësit, kryesisht nga Kosova, që e urrejnë Bregoviç.  Për shumëkënd, Goran Bregovic konsiderohet si simbol i inspirimit për çetnikët serbë në apetitin e tyre për spastrim etnik në Kosovë, Kroaci e Bosnje e Hercegovinë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF