Shtëpia diskografike amerikane komplimenton Top Awards 0 142

Shtëpia diskografike amerikane ka komplimentuar eventin muzikor që organizoi Top-Channel. Në një postim në Instagram “UltraMusic” ka vlerësuar punën e bërë nga stafi i Top Awards dhe veçanërisht moderatorin Ledion Liço.
“Urime Shqipëria për eventin e bukur. Punë e mrekullueshme Ledion Liço”, ka shkruar në faqjen e tyre zyrtare shtëpia diskografike.
I përkedhur nga ky vlerësim, moderatori Ledion Liço e ka shpërndarë këtë postim në profilin e tij.
“Ultra Music” është shtëpia diskografike që ka në menaxhim artisten Era Istrefi, e cila rrëmbeu tre çmime nga Top Awards.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *