KreuCelebrity

Urimi i veçantë i djalit për ditëlindjen e Adrola Dushin

Supermodelja Adrola Dushi feston sot 23 vjetorin e lindjes. Ndërkohë që ajo është vendosur këto ditë në Amerikë për shkak të angazhimeve të saj në fushën e modelingut, bashkëshorti dhe djali i saj kanë gjetur një mënyrë të veçantë për ta uruar në këtë ditë të rëndësishme.
Në një video të postuar në profilin e Instagramit të bashkëshortit e saj, Adis Patushi, ai dhe djali Troi, shihen teksa i këndojnë Adrolës këngën “Shumë urime për ty”. Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë urim është fakti që vogëlushi Troi, që ka nisur të flasë.
“Gëzuar ditëlindjen e bukur! Kemi shumë mall për ty. Të duam shumë”, shkruan Adis bashkangjtur videos.
Edhe revista BORDO i uron gëzuar ditëlindjen!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF