KreuStil Jetese

Shitet diamanti më i madh në botë

Një shitje e jashtëzakonshme do të ndodhë sot në Londër. Diamanti më i madh i zbuluar ndonjëherë, “Lesedi La Rona”, do të nxirret në ankand nga “Sotheby’s”. Gurri, i madhë sa një top tenisi dhe që peshon rreth 220 gram, është diçka e veçantë në botën e gurëve të çmuar.

I zbuluar në Botswana në nëntor, u analizua nga ekspertët e institutit amerikan të gurëve të çmuar që e vlerësuan si guri me cilësinë më të pastër të gjetur ndonjëherë. Madje është cilësuar gjithashtu si një nga më antikët, që daton të paktën 2,5 milionë vite.

E vlerësuar me një vlerë prej 70 milionë dollarë, diamanti do të jetë protagonist i një shitje historike. Ankandi i fundit i një diamanti të kësaj kategprie përkon me vitin 1905, me “Cullinan Diamond”, iamant që i përkiste skeptrit perandorak të Kurorës Britanike.

Nëse Cullinan e kalonte në madhësi “Lesedi La Rona”, pastërita e Lesedi e bën këtë të fundit gurin me cilësinë më të mirë të zbuluar ndonjëherë. Madje emri i tij i përkthyer nga gjuha vendase do të thotë “drita jonë”, që dëshmon edhe një herë passtërtinë e jashtëzakonshme të këtij guri.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF