KreuCelebrity

Linda Halimi konfirmon dyshimet për shtatzëninë

Këngëtarja shqiptare Linda Halimi, e cila prej disa kohësh është zhvendosur në Amerikë ka vizituar këto ditë Tiranën për të realizuar xhirimet e këngës së re. Por pas disa ditësh qëndrimi në Tiranë, ajo është rikthyer sërish në vendin ku jeton, Amerikë. Ajo që na ka habitur në postimin e saj është mbishkrimi në foton e  postuar të partnerit të saj, i cili e ka pritur në aeroport.
“Duke më pritur në aeroport. Daddy”, shkruan Linda në facebook. Pikërisht fjala “Daddy”, është ajo që konfirmon dyshimet për shtatzëninë e mundshme. Edhe më herët Linda kishte postuar në facebook-un e saj një test shtatzënie, por më pas e ka fshirë postimin. Tani mbetet të presim nga këngëtarja ndonjë prononcim sesi qëndron e vërteta, sepse të gjitha këto postime tregojnë për një shtatzëni të mundshme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF