KreuBordo Men

Supriza e Bekim Balaj për Elita Rudi dhe pushimet e çiftit në Kroaci

Futbollisti i Kombëtares Bekim Balaj i ka bërë një surprizë të bukur të dashurës së tij, prezantueses Elita Rudi. Pak ditë më parë kjo e fundit ka festuar 23 vjetorin dhe Balaj e ka suprizuar me praninë e tij dhe një buqetë me 23 trëndafila, që Elita nuk ka hezituar ti ndaj me ndjekësit në Instagram.
Bluetooth shkruan se moderatorja kishte vendosur që ta festonte ditëlindjen me miqtë e saj, por futbollisti ka vendosur ti bëjë një surprizë, duke kaluar kështu disa ditë pushimesh bashkë në Kroaci. Mësohet se pas festimeve, Bekimi është kthyer në Shqipëri dhe Elita ka vazhduar pushimet me miqtë e saj.
Lidhja e tyre është bërë publike pak muaj më parë, dhe pavarësisht se Bekim Balaj është përfolur për një sërë lidhjesh, duket se këtë radhë ai është fokusuar tek ky raport, duke u përpjekur ta mbajnë sa më larg vëmendjes së mediave dhe publikut.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF