KreuStil Jetese

10 kokteilet më të mira të verës!

Vera po afron. Plazhi, deti, rëra e ngrohtë dhe dielli përvëlues do të jenë së shpejti pjesë e pandashme e ditëve të pushimit. Festat e çmendura të mbrëmjeve që presin agimin, nuk do të vonojnë edhe shumë. Ja disa nga koktejet më të mira të verës  që do t’jua zbukurojnë çdo moment.

1.Jose Cuervo, Margarita e Lehtë: Përqindja Alkoolit: 9.95%
Brandi i Tekilës, Jose Cuervo, lideri në inovacionin e koktejleve Margarita, ka prezantuar produktin e tij të gatshëm, Margarita e Lehtë, duke eleminuar nevojën e të paturit shtrydhës në mënyrë që të pregatisni një koktejl. I miksuar në perfeksion, Margarita e Lehtë, ka të njëjtën shije me origjinalin, por me më pak se 100 kalori për pije – 95 kalori për 4 oz nga kjo pije. Duke përmbajtur më pak kalori se pjesa më e madhe e verërave dhe birrave, ky produkt u ofron konsumatorëve një pije me pak kalori dhe të shijshme alkoolike, që mund të shijohet gjatë sezonit të verës. Është pija më e shitur e këtij lloji në botë. Përbërësit e saj përshijnë një kombinim të luleshtrydheve, manaferrës dhe boronicës, por dhe të shalqirit dhe limës.

2.Kokteilet klasike Bakardi, Mojito e lehtë: Përqindja Alkoolit: 15%
Për të rikrijuar shijen autentike të Mojitos, kokteilet klasike Bakardi Mojito, kombinojnë shijen e mentes dhe të limës. Mojito e Lehtë është një pije e thjeshtë që shërbehet shumë shpejt, e prezantuar nga marka e njohur e rumit, Bakardi. Me më pak se 95 kalori për 4 oz nga kjo lloj pije, Mojito përbëhet nga sheqer i pastër i marrë nga kallami i sheqerit. Është një kokteil freskues që përfaqëson denjësisht shijen prej menteje origjinale, duke mos ju lënë përdoruesve të saj shijen e “rreme” të sheqerit, që përmbajnë pijet e tjera alkoolike. Udhëzimet që ofron Bakardi për këtë pije: Hidhni pijen në një gotë të gjatë të mbushur plot me akull. Vendosini limë dhe mente. Dhe në fund, Shijojeni.

3. Royal Blush
Royal Blush është një pije e frymëzuar prej koktejeve të shampanjës. Krijuesi i saj, Eben Friman, e ka krijuar të tillë që kur ajo të derdhet nga shishja në gotë të kthehet nga jeshile në rozë. Për t’u shërbyer mund të miksohet me verë të gazuar, vodka, lëng limoni, shurup, ose mund të zbukurohet me mente për t’i dhënë ndjesinë e freskisë.

4. Pina Colada
Pina Colada, e famshmja dhe e pëlqyeshmja, pija më popullore ka një përgatitje rumi, krem kokosi dhe lëng ananasi, shërbehet e përzier ose me akull. Ndihuni mirë këtë verë me koktejin e paharrueshëm, Pina Colada.

5.Bloody Mary
Bloody Mary është një pije e veçantë, që nuk mund të konsumohet masivisht për shkak të përbërjes së saj. Ajo përmban zakonisht vodka, lëng domateje dhe erëza të tjera të miksuara me lloje të ndryshme salcash, selino, ulli, kripë, piper i zi dhe lëng limoni. Konsiderohet si kokteji më i ndërlikuar ndër të gjithë të tjerët.

6.El Diablo
El Diablo është një mit që thyen frikën në zemrat e atyre që e provojnë. Të çmendurit pas kësaj pije adhurojnë tërësinë e shijeve që ajo ka, përmban tekila, krem, limon dhe është e spërkatur me birrë ose limonadë xhenxhefili.

7.Michelada
Michelada është një nga pijet e këtij muaji, me prejardhje nga Meksika, një katastrofë e vërtetë pikante. Shija djegëse kombinohet me lëng limoni, salcë pikante dhe birrë meksikane, që është ideale për ushqimet e zgarës.

8.Blood and Sand
Blood and Sand, është një koktej i fortë për fundjavën. Përmban uiski irlandez, vermut, pak lëng portokalli, birrë ose raki.

9.La Paloma Suprema
La Paloma Suprema, një emër intrigues me një shije që alternon shijen e butë, tekilën e vjetër dhe lëngun e qitros. Prej ekspertëve konsiderohet si një prej koktejeve më të pëlqyera meksikane.

10.Select 55: Përqindja Alkoolit: 2.4%
Në betejën për dominancën e birrës më të lehtë, Anheuser Busch ka mposhtur konkurencën me produktin e saj Select 55. Me vetëm 55 kalori për 12 oz, kjo kompani prodhoi “birrën e artë”, më të lehtën në botë. Ajo është krijuar pë të plotësuar rangun e plotë të shijeve të Budweiser Select, me shumë pak kalori. Kështu, ju mund të silleni mirë dhe të kaloni bukur. Select 55 ka shumë ngjashmëri me ujin mineral të përzier me përbërës të pemës Hops. Është një nga pijet alkoolike më të lehta në botë, duke e krahasuar dhe me Gin Tonik dhe Margaritën. “Njerëzit janë selektivë në atë që pinë dhe në atë që hanë. Ja pse është krijuar një selektim përbërësish, që t’i ndihmojë ata ta shijojnë jetën lehtë.”/TO

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF