KreuFashion

Çifti Beckham rishprehin dashurinë në përvjetorin e 17-të të martesës

Futbollisti David Beckam dhe Victoria sot festojnë përvjetorin e 17-të të martesës së tyre. Kaq shumë vite, nëse kemi parasysh që bëhet fjalë për personazhe të njohura, mes të cilëve martesat nuk janë edhe aq jetëgjatë. Megjithatë, çifti ia ka dal të ndërtojë një raport të tillë dhe mbi të gjitha të krijojnë një familje të shëndetshme. Sot në përvjetorin e tyre, ai ka zgjedhur ta urojë bashkëshorten e tij me një urim të ndjerë.
“Wow, ka ndodhur e gjitha në këtë ditë 17 vite më parë. Unë jam me fat që njoha dikë që aspironim të njëjtin rrugëtim dhe të njëjtat gjëra në jetë. Kemi 4 fëmijë të bukur dhe nuk mund të uroja më shumë sesa një mama të dashur dhe të kujdesshme për ta. Gëzuar Përvjetorin! Të dua!”, ka shkruar David Beckham bashkëngjitur fotos së tyre të martesës.
Ndërkohë që nga ana tjetër, edhe Victoria ka zgjedhur një foto të martesës së tyre, teksa përqafon David për ta uruar për përvjetorin.
“Ndjehem kaq e dashur dhe e bekuar. Miku im më i mirë, dashuria ime. Burri më i sjellshëm që më inspiron çdo ditë. Gëzuar Përvjetorin bashkëshortit dhe babait më të mirë në botë”, ka shkruar Victoria.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF