KreuCelebrity

Dhurata e veçantë që i bëri Marina Getoarit në ditën e lindjes

Ditën e djeshme reperi nga Kosova, Getoar Selimi festoi ditëlindjen e tij. Në këtë ditë të rëndësishme për reperin nuk kishte sesi të të mungonte urimi dhe dhurata e veçantë nga partnerja e tij, moderatorja Marina Vjollca. Pas urimit në orën 00:00, ajo e ka surprizuar Getoarin edhe me një tortë jo të zakonshme.
Një tortë me dizajn të veçantë, me një kurorë mbi të dhe mbishkrimin MMV (Më i madhi në vend) ka qenë një nga surprizat që Marina Vjollca i ka bërë partnerit. Ky i fundit e ka shpërndarë atë në rrjetet sociale, duke e falenderuar të dashurën e tij.
“Bashkëshortja ime është një nga bekimet më të mëdha të Zotit. Dashuria e saj është një dhuratë dhe unë jam mirënjohës çdo ditë”, ka shkruar reperi përkrah fotos.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF