KreuCelebrity

Letra e ish-të dashurës së Jim Carrey përpara se të vdiste: Ti ishe familja ime!

Ylli i Hollivudit Jim Carrey i dërguar një mesazh ish-të dashurës së tij, ku e pyeste ku ishin qetësuesit e tij. Ky mesazh është nisur vetëm disa orë, përpara se trupi i saj i pajetë është gjetur pas një mbidoze masive të qetësueve të ndryshëm. Sipas raportit të hetuesve, Cathriona White i dha fund tjetës duke përzierë një mbidozë qëtesuesish të ndryshëm me pijet.
Ky veprim erdhi pak kohë pas Cathriona u nda nga i dashuri i saj. Ndërkohë që në shtëpinë e saj është gjetur një letër e shkruar për Jim Carrey, ku jepeshin detaje sesi ajo ishte ndjerë pasi marrëdhënia e saj me aktorin kishte marrë fund. Ajo gjithashtu i kishte kërkuar falje atij duke u shprehur se kishte dhënë më të mirën e saj dhe gjithashtu i kishte lënë amanet që të ishte ai që do planifikonte funeralin e saj. “Kam kaluar 3 ditë të tmerrshme që ti nuk je këtu. Mund të vazhdoj të lëndohem dhe tëpërpiqem ta marr veten, mund ta bëj por kësaj radhe nuk e kam këtë dëshirë”, ka shkruar ajo në letër. “Më vjen keq që mendon se unë nuk kam qënë pranë teje, kam bërë më të mirën e mundshme”. “Nuk di fare se si funksionin funerali por ti je familja ime, kështu që çfarëdo që të zgjedhësh, do jetë në rregull. Të lutem më fal. Unë nuk jam për këtë botë.”, mësohet të ketë shkruar Cathriona në letrën e saj për Jim Carrey.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF