KreuCelebrity

Rita Ora kapet “mat” me Hamilton në Ulqin!

Ditën e djeshme qarkulluan disa lajme në mediat malazeze sikur Luis Hamilton kishte udhëtuar drejt Ulqinit vetëm për të takuar Rita Orën. Por nëse deri dje ishin vetëm zëra, sot është konfirmuar gjithçka. Rita Ora është fotografuar teksa bënte plazh së bashku me pilotin britanik të Formula 1. Ata ishin duke marrë rreze në Ulqin kur janë fotografuar. Hamilton udhëtoi drejt Malit të Zi me avionin e tij “Bombardier” me vlerë 10 milionë dollarë. Ai është ndër pilotët më të paguar pasi fiton 46 milionë dollarë në vit. Që prej ndarjes me Nicole Scherzinger, Hamilton është përfolur për shumë lidhje, por asnjë nuk është vërtetuar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF