KreuCelebrity

Endri Prifti: Ndihem i padashuruar dhe i vetmuar

Këngëtari korçar Endri Prifti njihet gjithmonë për natyrën e tij të sinqertë dhe deklaratat e drejtpërdrejta dhe moskokëçarëse. Edhe mbrëmjen e djeshme, me anë të një statusi këngëtari ka rrëfyer për ndjesitë e tij, duke pranuar që ndihet i vetmuar dhe i padashuruar, por njëkohësisht i plotësuar nga dy djemtë e tij.
“Për qejfin tim, i lumtur, i vetmuar, i pa dashuruar, por shumë i plotë nga 2 djemkat e mi që i dua si jetë time. Jam shumë i lumtur dhe i pastër, se si kam bërë keq asnjeriu përveçse ju kam dhënë dashuri, kënaqësi dhe ndjenjë shumë pozitive familjare. Mua ka dhe ndonjë që mund të dojë të më shikojë dhe në var, por unë do ja fal mendimin. Ju uroj të gjithëve shëndet, lumturi dhe shumë shumë dashuri në jetën dhe familjet tuaja. Bonas noces amiçi & amiçes”, ka shkruar Endri Prifti në facebook.
Çfarë ka trazuar vallë ndjenjat e këngëtarit dhe ka krijuar këtë mish-mash ndjesish?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF