KreuCelebrity

Historia tragjike e vajzës që çoi në altar Princi Charles dhe lidhja e saj me princeshën Diana

Është një nga ato histori që prekin zemrat njerëzore dhe është e vështirë të mos të ndjesh keqardhje kur e dëgjon. Vajza në foton e parë është Aleksandra Braburn, që dikur kishte si kumbare princeshën Diana. Ajo u shoqëria nga princi Charles në dasmëne saj pasi kishte një arsye të fortë dhe të trishtë. Aleksandra është vajza e Peni dhe Norton Braburn, një çift i afërt me familjen mbretërore. Jeta e kësaj familje është një dramë e vërtetë. 25 vjet më parë atyre u vdiq vajza 5-vjeçare Leonora pasi u prek nga kanceri. Para disa vitesh atyre u vdiq edhe djali Nicholas, 35 vjeç, i cili kishte varësi ndaj kokainës dhe heroinës. Por sikur të mos mjaftonin gjithë këto vuajtje për Peni Braburn, i shoqi e la 6 vite më parë për një dizajnere mode dhe u largua me të në Bahamas. Pasi nuk i eci historia me të dashurën, Norton u kthye te gruaja e tij por aktualisht ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe nuk mund të shoqëronte të bijën në altar. Kështu i takoi mikut të familjes, princit Charles që të bënte rolin e babait të nuses. Në dasëm ishte edhe mbretëresha Elizabetë me bashkëshortin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF