KreuCelebrity

Kur Zyan dhe Gigi kombinojnë veshjet!

Ata u përfolën për një ndarje të mundshme muajin e kaluar. Por mesa duket e gjitha ka kaluar tashmë. Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë fotografuar nga paparacët teksa shëtisnin. Modelja 21 vjeçare ishte kapur prej dore me këngëtarin 23 vjeçar, teksa ishin duke shëtitur në lagjen Noho në New York ditën e djeshme.
Dy të dashuruarit dukeshin bukur dhe të kombinuar me njëri-tjetrin. Detajet dhe prerja e xhaketave të Zayn dhe Gigi, duken të kombinuara kaq bukur. Dhe të mendosh që kjo është vetëm një xhiro në lagje!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF