KreuCelebrity

Ato që nuk u thanë për koncertin e Chris Brown në Durrës dhe zhgënjimi i tij

Koncerti i Chris Brown në Durrës ka qenë fokusi i kësaj jave, por pavarësisht entuziazmit jo gjithçka ka shkuar sikurse duhej apo pritej. Ngjitja e artistit në skenë e programuar në orën 11 e 15 është shtyrë për 4 orë, kjo si pasojë e numrit të ulët të pjesëmarrësve në koncert. Ndërkohë që ai ka dal në skenë në orën 2, këngëtari me famë botërorë është pritur si një këngëtar i vogël, me një numër të ulët pjesëmarrësish dhe jo me atmosferën e duhur. Në këtë mënyrë, ai e ka braktisur koncertin 22 minuta pasi filloi, ndërkohë nga ana tjetër, miku i tij, Tyga, që pritej të ngjitej në skenë, e ka anulluar gjithçka që në fillim.
Nisur nga ky zhgënjim, Chris Brown fshiu pak orë më pas gjithçka që kishte postuar lidhur me koncertin në Shqipëri. Edhe çmimi 3000 euro i biletave ka pasur ndikimin e vetë në të gjithë këtë koncert të shumëpërfolur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF