KreuFashion

Ermal Mamaqi tregon studion e re televizive

Ermal Mamaqi ka postuar pak më parë një fotografi në rrjetet sociale, duke treguar që është duke punuar për skenografinë dhe detajet e studios së re televizive.
“Duke punuar…Skena e re po ndërtohet. Gaetano Castelli dhe stafi i tij i kanë hak lekët e Sandrit”, ka shkruar Ermali, duke iu referuar producentit Aleksandër Frangaj.
Në foton që ka publikuar Mamaqi shihet në një kënd në ekran sesi do të duket studio e re televizive ku ai do të prezantojë emisionin e tij. Në sezonin e ri televiziv që nis në shtator, Ermal Mamaqi do të jetë çdo të shtunë në ekranin e Tv Klan.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF