KreuFashion

Kur dy shqiptarë bëhen bashkë, Bebe Rexha dhe Blerim Destani

Gjermania ka qenë pika e takimit të dy shqiptarëve të famshëm. E kemi fjalën për këngëtaren Bebe Rexha dhe aktorin Blerim Destani. Ky i fundit ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një foto me Bebe Rexhën, ku ato duken të afërt me njëri-tjetrin.
“Jeta është e gjithë të kalosh momente të bukura “No broken hearts” (Jo zemra të thyera), ka shkruar aktori. Dy shqiptarët e suksesshëm janë takuar në Gjermani, e cila ka qenë destinacioni i radhës ku Bebe ka kënduar. Të jetë ky një takim i menduar apo rastësi? Ajo që bie në sy në komentet e ndjekësve është fakti që të gjithë i komplimentojnë se duken bukur dhe do të ishin çifti ideal.
Të mos harrojmë që pak kohë më parë Bebe ishte shprehur se do të dëshironte të kishte një të dashur shqiptar. E përse jo Blerim Destanin? Për më tepër kur të dy janë shprehur se janë single dhe duken kaq bukur bashkë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF