KreuFashion

Ndahet pas disa javësh martese aktorja e Top-Channel?

Pas disa javësh martese, Kristela Gjoka dhe Noga duket se i kanë dhënë fund martesës së tyre. Të paktën këtë të lë të kuptosh sjellja e dyshes. Kohët e fundit në media, u shtuan fuqishëm zërat për ndarjen e tyre, ndërkohë që ata u përpoqën të na tregonin se ishin të lumtur përkrah njëri-tjetrit. Por shenjat e fundit, tregojnë se kjo mund të ketë qenë e gjitha një fasadë për të hequr vëmendjen nga ndarja.
Në profilin e saj në Instagram, Kristela ka fshirë të gjitha fotot me Nogën, dhe po të njëjtin veprim ka bërë edhe ai. Madje, nëse sheh me kujdes, dyshja nuk e ndjek me njëri-tjetrin në Instagram. Noga dhe Kristela që prej lidhjes së tyre postonin vazhdimisht foto me njëri-tjetrin, duke ndarë kështu momente nga përditshmëria dhe udhëtimet e tyre me ndjekësit.
Ishte Noga ai që postoi pak ditë më parë një tatuazh, i cili mban ditën e lindjes së Kristelës, emrin e saj të shkurtuar, shenjën e infinitit dhe shprehjen “Ngoje zemrën tem”, ndërkohë që tani në profilin e tij fotoja është fshirë.
Mediat në Kosovë shkruajnë se shkak i ndarjes është bërë fakti që Kristela nuk ka pranuar të jetoj me familjen e Nogës, megjithëse këto zëra mbeten të pakonfirmuar.
Të gjitha faktet flasin për një ndarje të dyshes simpatike, por mbetet ende të presim nëse do të ketë ndonjë reagim nga ndonjëri prej tyre.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF