Tragjedi në Itali: Përplasen dy trena, 11 të vdekur dhe 18 të plagosur 0 106

Një përplasje ballore mes dy trenave që po udhëtonin në drejtime të kundërta, por në të njëjtin binar është verifikuar në Pulia të Italisë.
Mediat lokale flasin për 11 persona të vdekur dhe 18 të plagosur, ndërkohë që skuadrat e zjarrfikësve po punojnë për të nxjerrë nga rrënojat personat e bllokuar dhe dyshohet që mund të ketë të tjera viktima.
“Besoj se ka shumë të vdekur”, ka deklaruar komandanti i seksionit të Rojave Ubrane të lokalitetit të Andrias, Riccardo Zingaro.
“Ka qenë një përplasje ballore në një binar të vetëm, disa vagonë janë shkatërruar dhe ekipet e shpëtimit po nxjerrin trupat e bllokuar. Druhem se ka ende të vdekur, por ka edhe shumë të plagosur”, ka thënë zyrtari.
Incidenti ka ndodhur në një fshat mes lokaliteteve Ruvo dhe Korato. Nga rrënojat ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë një fëmijë fare të mitur, që për fat të mirë ka qenë ende në jetë dhe është transportuar me helikopter në spital.
Secili nga trenat përbëhej nga katër vagonë. Në aksident janë përfshirë dy vagonët e parë të secilit prej mjeteve hekurudhore, shkruan Top-Channel.



Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *