KreuCelebrity

Nuk ndalet Era Istrefi, bashkëpunim me yllin botëror të muzikës

Era Istrefi nuk ndalet në ngjitjen e saj. Sipas mediave kosovare Era ka nisur bashkëpunimin me këngëtaren e mirënjohur Sia. Ajo do të udhëtojë drejt Los Angeles për të punuar këngët e saj të reja, dhe një prej tyre është pikërisht një bashkëpunim me Sian.  Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i saj Faton Shoshi, i cili ka treguar se për këngët e Erës do të kujdeset këngëtarja me famë botërore, Sia. “Me 17 korrik do të udhëtojmë drejt Los Angeles ku do të qëndrojmë për 12 ditë. Në këtë vend, Era do t’i punoj 3-5 këngë të reja dhe ndër to është edhe kënga e punuar nga Sia e cila ka bërë tekstin dhe vijën melodike” ka treguar Shoshi. Po ashtu, ai zbuloi se përveç se me Sia, Era do të punoj edhe me producentë me të cilët punon këngëtarja Rihanna dhe me producentë të Justin Bieber.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF