KreuBusull

Kthehet në tragjedi Festa Kombëtare e Francës, 84 të vdekur

Supozohet të ishte një ditë feste për popullin francez, por fatkeqësisht u mbyll në mënyrë tragjike. Një kamion u fut përmes turmës në qytetin jugor të Nices, duke vrarë të paktën 84 persona dhe duke lënë të plagour dhjetëra të tjera.
E gjithë ngjarja ka ndodhur pikërisht në momentin kur po realizohej një shfaqje me fishekzjarre e organizuar nga bashkia me rastin e Ditës së Bastijës. Vetë prefekti i zonës, ka treguar për televizionin shtetëror francez se shoferi i kamionit u ekzekutua nga policia pas shkëmbimit të të shtënave me armë zjarri.
Ndërsa kreu i Këshillit të Qarkut, Christian Estrosi, e cilësoi si një sulm dhe autoritetet i kërkuan banorëve të zonës të qëndronin në shtëpi dhe të mos bënin lëvizje nëpër rrugë përveç forcave policore.
Dëshmitarët në vendngjarje e përshkruajnë këtë sukm si një moment paniku, ku njerëzit vraponin, ndërkohë që kishte shumë të vrarë dhe gjak rrugëve. Imazhet e rënda janë përhapur me shpejtësi nëpër rrjete sociale. Thuajse e gjithë Nice është blinduar nga forca të shumta sigurie për t’i garantuar qetësi banorëve të zonës. Ndërkohë që spitalet e qytetit jugor kanë hapur dyert për personat e plagosur.
Në çdo 14 korrik, Franca kremton me një paradë simbolike dhe unike festën e saj të pavarësisë, ku këtë vit i ftuar nderi ishte Sekretari i Shtetit, John Kerry.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF