KreuBusull

Dështon grushti i shtetit në Turqi: Mbi 90 të vdekur dhe 1 mijë të plagosur!

Mbrëmjen e djeshme të gjithë sytë e botës ishin në Turqi, duke pritur nga çasti në çast të qartësohej se çfarë po ndodhte realisht. Dhe sot shteti turk u zgjua i trazuar nga ngjarjet e natës, ku qeveria dhe Presidenti Erdogan denoncuan një përpjekje për grusht shteti nga fraksione të ushtrisë së vendit. Megjithëse ka ende shumë gjëra për t’u zbardhur dhe kuptuar se çfarë ka ndodhur realisht. Sipas Ankarasë zyrtare, grushti dështoi, por jo pa kosto.
Nga përplasjet mes ushtarëve dhe civilëve të paktën 90 persona kanë humbur jetën dhe mbi 1 mijë të të plagour
Qeveria turke thotë se ka marrë kontrollin e institucioneve që u mësynë nga ushtarakët rebelë dhe se ka arrestuar mbi 1500 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ushtarakë.
Kryeministri Yildirim deklaroi në orët e para të mëngjesit se situata ishte pothuajse nën kontroll. Më herët ai kishte urdhëruar forcat ushtarake besnike që të shënjestronin helikopterët, avionët dhe tanket e përdorura nga grupi i ushtarakëve pjesëmarrës në grushtin e shtetit. Një helikopter i tyre u qëllua teksa po fluturonte mbi Ankara, duke vrarë të gjithë pjesëtarët në bord, shkruan Top-Channel.
Të shtëna sporadike raportohen ende në disa qytete të vendit dhe ka raportime se grupe ushtarësh pjesë e grushtit të shtetit po vijojnë rezistencën. Mediat vendase thonë se ata zotërojnë ende disa tanke dhe helikopterë dhe kanë refuzuar deri më tani që t’u dorëzohen autoriteteve. Edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë turke, Hulusi Akar, që u raportua i marrë peng më herët nga anëtarët e grushtit të shtetit, është liruar.
Presidenti Erdogan u shfaq në orët e natës në Stamboll mes qindra mbështetësve. Ai i quajti “akte tradhëtie” ngjarjet, premtoi vendosjen para drejtësisë të autorëve dhe tha se ushtria “ka nevojë për pastrim”.
Nuk dihet ende se kush udhëhoqi përpjekjen për grusht shteti dhe cila është mbështetja që gëzon në radhët e ushtrisë. Megjithatë, në një deklaratë, Ministria e Jashtme u kujdes të ndajë pjesëmarrësit në grusht me pjesën tjetër të ushtrisë.
“Forcat e Armatosura turke nuk ishin të përfshira në grushtin e shtetit. Ishte një klikë brenda forcave të armatosura që morën një përgjigjie të mërituar nga populli ynë”, thuhej në deklaratë.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF